Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Veri ka ngritur kallëzim penal kundër G.M. (20) dhe K.M. (21), të dy nga Republika e Turqisë, për shkak të dyshimit të bazuar për veprën penale “falsifikim dokumenti”.

Më 04.11.2025, në Vendkalimin Kufitar Aeroporti Ndërkombëtar – Shkup, gjatë tentimit për dalje nga shteti, personat e denoncuar kanë paraqitur viza të falsifikuara të Mbretërisë së Bashkuar.

Pas konstatimit të falsifikimeve, ato janë ndaluar nga autoritetet kufitare, ndërsa materialet janë dorëzuar për procedurë të mëtejshme hetimore.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume