Sot, më 10.11.2025, në orën 06:10, në rajonin e Shkupit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria një 23-vjeçare nga Kavadari.

Ajo dyshohet se rreth orës 00:37, në shtëpinë familjare, ka sulmuar fizikisht foshnjën e saj gjashtëmuajshe. Foshnja është transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup për ndihmë mjekësore.

Po ndërmerren të gjitha veprimet për zbardhjen e rastit, dhe kundër të dyshuarës do të ngrihet kallëzim penal përkatës.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com