Si një platformë thelbësore për bashkëpunimin global në inovacion, Ekspozita Ndërkombëtare e Importit e Kinës (CIIE) e këtij viti përmban 461 produkte, teknologji e shërbime të reja, duke përfshirë një seri debutimesh globale, premiera aziatike dhe ekspozime për herë të parë në Kinë. Gjatë shtatë edicioneve të mëparshme, janë shfaqur gjithsej më shumë se 3 000 produkte, teknologji e shërbime të reja, duke demonstruar plotësisht që tregu kinez po bëhet një terren testimi, qendër përfitimi dhe fushë aplikimi për inovacionin global. Nëse marrim si shembull “GE Healthcare”, numri i produkteve të reja të kompanisë, shkalla e debutimeve të saj globale dhe përqendrimi te inovacioni në Kinë këtë vit arritën të gjitha nivele rekord. Një robot i kirurgjisë së shtyllës kurrizore, që bën debutimin global, lejon vizualizimin e plotë të procesit kirurgjikal dhe arrin pozicionim me saktësi nën milimetrike, gjë prej së cilës do të përfitojnë një gamë e gjerë pacientësh
Nga perspektiva e partneritetit, inovacioni në lulëzim i Kinës u ka siguruar kompanive të huaja partnerë të shumtë. Aktualisht, Kina renditet e para në botë për sa i përket numrit të përgjithshëm të personelit të kërkimit dhe zhvillimit, numrit të kompanive të përfshira në 100 grupimet kryesore globale të inovacionit, numrit të artikujve të botuar në revistat ndërkombëtare të nivelit të lartë dhe numrit të aplikimeve ndërkombëtare për patenta. Nicolas Hieronimus, kryetar i Aleancës së Ekspozuesve në CIIE dhe Drejtor Ekzekutiv i Grupit “L’Oréal”, tha se kërkimi dhe zhvillimi i të gjitha produkteve të kompanisë ka marrë mbështetje të fortë nga Qendra e Kërkimit dhe Zhvillimit dhe e Inovacionit në Pudong të Shangait dhe se ekipi i tyre tani ka filluar përgatitjet për CIIE-në e vitit të ardhshëm për të siguruar vazhdimin e risive. Martin Fischer, president dhe drejtor ekzekutiv i degës së kompanisë “Zeiss” për rajonin e Kinës së Madhe, tha se kjo kompani ka bërë disa “investime të rëndësishme” dhe ka zbatuar inovacionin e hapur të lokalizuar në Kinë vitet e fundit, duke ndërtuar ekosisteme të ndryshme në rajonet e Deltës së Lumit Jance dhe Deltës së Lumit të Perlave, që mund të ofrojnë një mjedis të shëndetshëm dhe të gjallë investimesh.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com