Vlera e bitkoinit sot, deri në orën 15 sipas kohës qendrore të Evropës, u rrit me 3,54 për qind dhe arriti në 92.005.42 euro në bursën më të madhe të kriptomonedhave në botë, Binans, tregojnë të dhënat e tregtimit të tregut.
Vëllimi i përgjithshëm i tregtimit të bitkoinit në 24 orët e fundit është 61.28 miliardë euro.
Indeksi i “frikës dhe lakmisë” për bitkoin sot është në nivelin 29, që konsiderohet kategoria e “frikës”, që është një përmirësim i lehtë krahasuar me 22 pikët e djeshme, kur tregu ishte në një gjendje “frike ekstreme”.
Vlera e etheriumit (ETH) u rrit me 4,49 për qind në 3.123.69 euro, ndërsa bajnens koini (BNB) u rrit me 1,64 për qind në 865.68 euro. Kriptomonedha solana (SOL) fitoi 6,24 për qind në 146.77 euro, ndërsa avalanç (AVAX) u rrit me 4,58 për qind në 15.78 euro.
Kriptomonedha tonkoin (TON) sot po tregtohet sot për 1.85 euro, 2,83 për qind më shumë se dje.
Në mënyrë më aktive tregtohet bitkoini, etherium dhe solana, ndërsa rritje më të madhe ditore për momentin shënojnë COTI, STRK dhe WLFI.