Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar para mediave se nuk i rekomandon zgjedhjet e reja.

Kurti tha se duhet ketë Kurti 2.5 deri në dhjetor ose Glauk Konjufca 1 deri në prill.

“Ka ngelur edhe 10 ditë, mandati i është dhënë nga presidentja Osmani Konjufcës, ne urojmë për më të mirën. Ritheksojmë se nuk mendojmë që është punë e mençur të shkojmë të zgjedhje në dhjetor dhe sërish në prill, deputetët janë para përzgjedhjes ose Kurti 2.5 deri dhjetor ose Konjufca 1 deri në prill, por pa asnjërën prej tyre duhet të përcaktohet për njërën prej tyre”, tha Kurti.

Këto komente ai i ka bërë pas vizitës së Institutit për Krime Lufte.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume