Tetovë, 12 nëntor – Zyrtarë policorë të SPB Tetovë kanë arrestuar mbrëmjen e 11 nëntorit 2025, rreth orës 19:50, në rrugën “121” në Tetovë, dy persona nën dyshimin për posedim të lëndëve narkotike – njofton Tetovasot.
Të arrestuarit janë identifikuar si H.Z. (21) nga Tetova dhe S.F. (21) nga fshati Rakovec, Komuna e Bogovinës. Gjatë kontrollit, tek ata është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.
Sipas informacioneve nga policia, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyshuarve do të ngrihen parashtresa përkatëse në përputhje me ligjin.TS
Mgid