Gostivar, 12 nëntor – Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar ka paraqitur kallëzim penal kundër personit A.I. (24) nga Gostivari, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekurzorëve” – raporton Tetovasot.
Sipas informacioneve nga policia, më 07 nëntor 2025, gjatë një kontrolli të kryer në Gostivar ndaj të dyshuarit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, materialet janë dorëzuar në Prokurorinë kompetente për procedurë të mëtejshme ligjore.TS
Mgid