Më 16.11.2025, rreth orës 13:30, në rrugën Tetovë–Gostivar, tek pika pagesore e Gostivarit, punonjës policie të DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin M.S. (34) nga Ohri.
Gjatë kontrollit të shpejtësisë me radar, u konstatua se ai po drejtonte një automjet të tipit “Mercedes” me targa të Ohrit, me 154 km/h, në një zonë ku shpejtësia maksimale e lejuar me shenjë trafiku është 80 km/h.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet padi sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “Drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”.TS
Mgid