Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, përmes rrjeteve sociale njoftoi se ndodhet në Klinikë, ku ka kryer një operacion.
“Sot në Qendrën Klinike ‘Nënë Tereza’ në Shkup iu nënshtrova një ndërhyrjeje të suksesshme kirurgjikale dhe ndihem stabil. Aktualisht jam nën mbikëqyrjen e mjekëve, pas së cilës pason një periudhë e shkurtër rikuperimi.
Ju siguroj se Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon të funksionojë pa pengesa dhe në mënyrë efikase, sipas procedurave të përcaktuara. I gjithë ekipi po i kryen detyrat në mënyrë profesionale dhe mungesa ime e përkohshme nuk do të ketë asnjë ndikim në proceset dhe aktivitetet e rregullta, e as në sigurinë e qytetarëve.
Menjëherë pas përfundimit të periudhës së rikuperimit, kthehem në detyrat e mia në kapacitet të plotë,” shkroi ai.