“Kenaqësi për drekë sot në Rezidencën Suedeze, me mikun tim Ambasadorin Ola Sohlström.
Suedia është vend mik i vërtetë, partner që ka qëndruar pranë nesh në forcimin e shtetit të së drejtës, institucioneve funksionale dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Kjo mbështetje është e pazëvendësueshme.
Biseduam për rezultatin e zgjedhjeve lokale dhe për hapat që na presin në qeverisjen qendrore, me fokus te puna e ndershme, stabiliteti dhe përmbushja e prioriteteve tona reformuese.
Mirënjohës për mikpritjen dhe për partneritetin e sinqertë që Suedia vazhdon t’i japë vendit tonë” ka shkruar zv.kryeministri Arben Fetahu

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume