Mbrëmë, stacionet matëse në Shkup regjistruan disa herë rritje të ndotjes së ajrit. Sot në mesditë, Shkupi u rendit i 15-ti në botë për cilësinë e keqe të ajrit.

Sa më shumë të bien temperaturat, aq më shumë rritet ndotja. Disa qytetarë tashmë kanë reaguar në rrjetet sociale, duke thënë se në orët e mbrëmjes ndihej erë e rëndë.

Studimi “Përballja me ndotjen e ajrit në qytetin e Shkupit”, i financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar, identifikon si ndotës kryesor djegien e druve dhe qymyrit, të cilat janë burimi më i madh i grimcave PM.

Burime të tjera ndotjeje janë mazuti, derivatet e naftës, pluhuri mineral, djegia e mbeturinave, ndërtimet përmes prishjeve, gërmimeve dhe mjeteve të rënda pa kontroll, transporti dhe trafiku rrugor.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume