Zëvendëskryeministri Arben Fetai, ka përgëzuar Shqipërinë për hapjen e të gjithë grupkapitujve të negociatave me Bashkimin Europian, duke e cilësuar këtë një hap të rëndësishëm për procesin e integrimit të vendit në familjen europiane.

“Integrimi europian është rruga jonë e përbashkët dhe çdo hap përpara i Shqipërisë dhe rajonit forcon stabilitetin, bashkëpunimin dhe perspektivën tonë europiane”, ka shkruar Fetai.

Ai theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet e përkushtuar në të njëjtën rrugë, duke vijuar me reformat, përmbushjen e standardeve dhe përgjegjësinë ndaj qytetarëve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume