Drejtori i ri i Arkivit Shtetëror të Maqedonisë, Dimitar Bogeski, sot zyrtarisht e mori detyrën nga paraardhësja e tij, Natasha Kotlar-Trajkova.

Nga Arkivi Shtetëror informojnë se për drejtorin Bogeski, kjo pozitë nuk është privilegj, por detyrim – me qëllim të qartë që puna e Arkivit të jetë transparente, e hapur, llogaridhënëse dhe e disponueshme për të gjithë qytetarët. Ai shprehu falënderim deri te drejtoresha e deritanishme për angazhimin dhe kontributin e saj në periudhën e kaluar.

Drejtoresha e mëparshme e Arkivit Shtetëror të Maqedonisë, Natasha Kotlar-Trajkova, u shkarkua nga pozicioni i saj më 14 nëntor, pasi shërbeu për një vit e katër muaj. Në një deklaratë për mediat, ajo theksoi se arsyeja e shkarkimit të saj ishte një intervistë që dha në gusht në të cilën shprehu një qëndrim kritikpër emigrantët maqedonas në Australi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume