Një protestë do të mbahet të dielën, më 23 nëntor, në kërkim të drejtësisë për Daorsa Spahijës, 25-vjeçares e cila vdiq tragjikisht në Tetovë më 6 nëntor.

Organizatorët njoftojnë se protesta do të nisë në orën 12:00 dhe kërkojnë veprim të vendosur nga institucionet e Kosovës dhe drejtësi për viktimën, duke akuzuar shtetin e Maqedonisë së Veriut për lënien e saj të pambrojtur.

“Daorsa u la e pambrojtur nga institucionet e Maqedonisë së Veriut. Shteti i Kosovës duhet të angazhohet dhe të veprojë me vendosmëri”.

“Ne nuk ndalemi derisa të vendoset drejtësia”, thuhet në mesazhin e organizatorëve të protestës

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com