Një aksident tragjik ka ndodhur në Ekuador, ku të paktën 21 persona kanë humbur jetën dhe 40 të tjerë janë plagosur. Mediat e huaja shkruajnë se autobusi po udhëtonte midis qyteteve Simiatug dhe Abato.

Shoferi në rrethana të paqarta, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga një rrugë malore provinciale. Më pas autobusi është përmbysur dhe rrokullisur poshtë një shpati mali. Autoritetet thonë se fillimisht u raportuan 12 të vdekur, por më pas bilanci i tyre u rrit duke shkuar në numrin total prej 21 viktimash.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com