Siç njofton TetovaSot, gjatë ditës së djeshme (17 nëntor) në rajonin e SPB Tetovë është zhvilluar një kontroll i zgjeruar i automjeteve dhe drejtuesve të automjeteve.

Gjatë këtij aksioni, policia ka sanksionuar gjithsej 26 drejtues mjetesh për parkim të parregullt (Tetovë – 20, Gostivar – 6). Po ashtu, 21 automjete janë larguar me mjetin special “merimangë” (Tetovë – 15, Gostivar – 6).

Përveç këtyre, janë konstatuar edhe 66 kundërvajtje të tjera në komunikacion (Tetovë – 45, Gostivar – 22), që lidhen me shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Kontrollet e këtilla, sipas SPB Tetovë, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me qëllim rritjen e sigurisë rrugore.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume