Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur këtë mëngjes në Lisiçe të Epërme të Shkupit, në rrugën që çon drejt lagjes Pintia.

Sipas fotografive të publikuara në rrjetet sociale, shihet një automjet i përmbysur, i cili më herët ishte përplasur me një kamion.

Sipas informacioneve të para, në vendngjarje ka mbërritur menjëherë Ndihma e Shpejtë, e cila ka konstatuar lëndime të lehta tek dy persona.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume