Është proceduar penalisht këtë të martë pronari i një lokali në Durrës shtetasi L. K., pasi shfrytëzonte pa autorizim, në lagjen nr. 13 një hapësirë në zonën e plazhit si vendparkim automjetesh, në funksion të lokalit që administronte.

Sipas raportimeve, u vendos në hetim edhe punonjësi që merrte paratë nga shtetasit për llogari të subjektit, shtetasin A. H.

“Gjatë kontrolleve dhe verifikimeve, me objektiv evidentimin dhe ndëshkimin e rasteve të zënies dhe shfrytëzimit të hapësirave publike ose private, në kundërshtim me ligjin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës konstatuan një rast të tillë, në afërsi të një lokali në lagjen nr. 13”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme, për veprat penale: “Fshehja e të ardhurave”, “Moslëshimi i kuponit tatimor, dëftesës ose faturës tatimore” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume