Indeksi Global i Paqes 2025 ka publikuar listën e vendeve më të rrezikshme në botë, duke analizuar nivelin e konflikteve, sigurinë e brendshme dhe shkallën e militarizimit. Raporti përshkruan një realitet ndërkombëtar të mbushur me luftëra të hapura, kriza politike dhe përplasje sociale që prekin miliona njerëz në disa kontinente.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Në krye të renditjes qëndron Rusia, e cila vijon të shënojë nivelet më të larta të pasigurisë për shkak të konfliktit të armatosur dhe tensioneve gjeopolitike. Pas saj renditet Ukraina, ende qendër e një lufte që ka shkaktuar shkatërrime masive dhe zhvendosje të gjera të popullsisë, shkruan A2 CNN.

Sudani zë vendin e tretë, i përfshirë në një krizë të thellë humanitare dhe një luftë të brendshme që ka destabilizuar gjithë rajonin. Pas tij vjen Republika Demokratike e Kongos, një shtet i goditur prej vitesh nga grupe të armatosura dhe konflikte të zgjatura.

Lista vijon me Jemenin, Afganistanin dhe Sirinë, vende aziatike të prekura nga luftërat civile dhe ndërhyrjet e gjata ushtarake. Në vendin e tetë renditet Sudani i Jugut, ndërsa më pas vjen Izraeli, i cili përjeton tensione të vazhdueshme dhe situata të rënda sigurie. Vendi i dhjetë i përket Malit, një shtet afrikan që përballet me kryengritje, terrorizëm dhe mungesë stabiliteti politik.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com