Aksion i policisë në Gostivar: Ndalen gjashtë shtetase shqiptare për keqpërdorim të qëndrimit turistik
Мë datë 18/19 nëntor 2025, në periudhën prej orës 23:00 deri në 04:00, punonjës policorë nga DPB Gostivar kanë realizuar një aksion kontrolli në disa objekte hotelierike në rajonin që mbulon kjo njësi policore.
Gjatë kontrollit, në një lokal në rrugën “Ilinden” në Gostivar, në pronësi të J.A. (49) nga Gostivari, policia ka gjetur dhe ndaluar shtetaset shqiptare V.A. (32), L.A. (36), A.P. (36) dhe K.K. (50).
Po ashtu, në një objekt hotelierik në fshatin Zubovcë, komuna Vrapçisht, në pronësi të R.B. (50) nga Gostivari, janë gjetur dhe ndaluar edhe dy shtetase të tjera nga Shqipëria, E.U. (39) dhe Xh.K. (25).
Të gjitha gjashtë shtetaset shqiptare janë ndaluar për keqpërdorim të qëllimit të qëndrimit turistik, pasi janë konstatuar duke qëndruar në kundërshtim me qëllimin e deklaruar të hyrjes në vend.
Ato janë shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tyre do të ngriten parashtresa përkatëse. Autoritetet policore njoftojnë se kontrolle të tilla do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim.TS