Më datë 18.11.2025, rreth orës 20:30, në rrugën “Pançe Poposki” në Gostivar, punonjës policie të DPB Gostivar kanë arrestuar personin N.S. (38) nga fshati Çajlë i Gostivarit. Ai dyshohet se ishte duke u sjellë në mënyrë agresive ndaj kalimtarëve të rastit, duke shkaktuar shqetësim publik.
Pas ndërhyrjes së policisë, i njëjti është shoqëruar dhe ndaluar në stacion policor. Nga MPB njoftojnë se, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihen parashtresat përkatëse.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume