Të paktën nëntë persona janë vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë gjatë natës të së martës, ka bërë të ditur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Rusia ka lëshuar më shumë se 470 dronë dhe 47 raketa në “sulmin e paturpshëm”, ka shkruar Zelensky në një postim në Telegram.

Tri lagje të qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, kianë goditur nga një sulm masiv me dronë i cili plagosi më shumë se 30 persona, përfshirë fëmijë.

Fotot e postuara në internet treguan ndërtesa dhe vetura në flakë.

Ndërprerjet e energjisë elektrike po prekin një numër rajonesh në të gjithë vendin, ka njoftuar ministria e Energjisë e Ukrainës.

Si pasojë e sulmeve të fundit ruse të cilat kanë synuar edhe pjesën perëndimore të Ukrainës, Polonia dhe Rumania kanë njoftuar se kanë ngritur në ajër avionët e tyre luftarakë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume