Kompania e inteligjencës artificiale xAI e miliarderit Elon Musk do të bashkëpunojë me Nvidia-n dhe një kompani saudite për të ndërtuar një qendër masive të dhënash në Arabinë Saudite. Këtë e njoftoi Musk në një aktivitet që përkoi me vizitën e Princit të Kurorës Mohammed bin Salman në Shtetet e Bashkuara.

Musk dhe CEO i Nvidia-s, Jensen Huang thanë se po punojnë me kompaninë saudite të inteligjencës artificiale Humain për të ndërtuar një qendër të dhënash që do të konsumojë 500 megavat energji elektrike, të mjaftueshme për të furnizuar me energji qindra mijëra shtëpi për një vit.

Njoftimi u bë në Forumin e Investimeve SHBA-Arabia Saudite, një aktivitet në Qendrën Kennedy, ku morën pjesë liderë biznesi dhe zyrtarë qeveritarë. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vlerësoi investimet e Arabisë Saudite në Shtetet e Bashkuara dhe bashkëpunimin midis dy vendeve.

xAI e Muskut është një nga shumë kompanitë e inteligjencës artificiale që po zgjerohet në Lindjen e Mesme, e cila ofron tokë dhe energji të bollshme, si dhe fonde sovrane të pasurisë “të gatshme” për të financuar këto projekte.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com