Moti sot nëbMaqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Reshjet do të jenë më të bollshme (mbi 30 l/m² në 24 orë), me kushte stuhie me bubullima dhe erëra të forta. Gjatë ditës, do të fryjnë erëra të moderuara deri të forta nga jugu (mbi 60 km/orë).

Temperatura minimale do të jetë në intervalin 8 deri në 12 gradë, dhe maksimale do të arrijë 13 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, me shira të herëpashershëm në disa pjesë të luginës. Do të fryjë erë e mesme, herë pas here e fortë juglindore. Temperatura minimale do të bjerë në 9, ndërsa maksimale do të arrijë 16 gradë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume