Nga koalicioni VLEN përmes një kumtese mëngjesin e sotëm kanë komentuar largimet e fundit nga Aleanca Kombëtare për Integrim. Nga VLEN thonë se kjo vërteton se AKI-ja ka qenë koalicion interesash ndërsa shtojnë se si koalicion, kanë nevojë për opozitë të fortë.

“Opozita shqiptare sot ngjan si një çadër e vjetër që çahet sapo fryn era. Ajo që VLEN e ka paralajmëruar prej kohësh, sot është bërë realitet koalicioni me shirit ngjitës i quajtur AKI ka qenë mashtrimi më i madh politik i viteve të fundit. Largimet e njëpasnjëshme dhe kaosi i brendshëm tregojnë qartë se ky projekt nuk u ndërtua për shqiptarët, por për ambicie personale të paketuar me PR-trukun e “referendumit” për t’u hedhur hi syve të shqiptarëve. AKI nuk funksionoi asnjë ditë si opozitë serioze. Sot po shpërbëhet në sy të opinionit, gur më gur, figurë pas figure. Ikja e Menduh Thaçit, largimi i Arjanit Hoxhës, Krenar Llogës dhe braktisja e Ziadin Selës janë vetëm simptoma të një strukture të ndërtuar mbi interesat e individëve, jo mbi interesin e qytetarëve. VLEN nuk gëzohet kur të tjerët shkatërrohen, por është e qartë se një opozitë që bëhet copa-copa e dëmton sistemin politik dhe e lë qytetarin pa alternativë. Shqiptarët meritojnë seriozitet, jo eksperimente të dështuara me shirit ngjitës”, thonë nga VLEN.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume