Në tetor është shënuar rritje vjetore e depozitave totale prej 11.8%, si dhe e kredive totale prej 12.1%. Rritja e depozitave vjen kryesisht nga depozitat e ekonomive familjare, ndërsa rritja e kredive vjen nga shtimi i huave në sektorin korporativ, përcjell TV21. Personat fizikë kanë marrë më së shumti kredi konsumuese dhe kredi për banesa, me rritje vjetore përkatësisht prej 10.2% dhe 16.1%. Tek kreditë për automjete regjistrohet rënie vjetore prej 1.9%. Rënie vjetore shënojnë edhe kreditë e miratuara për kartat e kreditit.
Mgid