Më 22 nëntor 2025 (e shtunë), në Sallën e Kristaltë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në orën 11:00, Këshilli për Ndarjen e Çmimit Shtetëror “22 Nëntori” do ta ndajë çmimin shtetëror “22 Nëntori” për vitin 2025 për mirënjohjen e njerëzve nga jeta politike, kulturore dhe shoqërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë kontribuar në avancimin e bashkëjetesës ndërnjerëzore dhe mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet pjesëtarëve të bashkësive, kulturave dhe feve të ndryshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Fituesit e çmimit “22 Nëntori” për vitin 2025 janë prof. dr. Sevdail Demiri, studiues, publicist dhe poet, dhe Resul Shabani, shkrimtar.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com