Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, ka shkruar një libër 216-faqesh ku përshkruan 20 ditët që kaloi në izolim në burgun famëkeq La Santé në Paris. Ditar i një të Burgosuri”, do të publikohet më 10 dhjetor, konfirmon shtëpia botuese Fayard.

Sarkozy, 70 vjeç, u dënua me pesë vjet burg, maksimumi për “komplot kriminal” – pasi u shpall fajtor për pranimin e fondeve të paligjshme nga diktatori libian Muammar Gaddafi për fushatën e tij presidenciale të vitit 2007. Megjithëse qëndroi vetëm 20 ditë në burg, ai ka shkruar mesatarisht 11 faqe në ditë, duke përshkruar përvojën si “një makth të vërtetë”.

Në librin e tij ai tregon se zhurma në burg është “e pandërprerë” dhe se jeta e brendshme “forcohet” në izolim. Sarkozy u mbajt vetëm në një qeli të vogël, i ndarë nga të burgosurit e tjerë për shkak të kërcënimeve me vdekje. Dy oficerë policie ruanin qelinë ngjitur ditë e natë.

Pasi apeloi vendimin, gjykata e Parisit e liroi më 10 nëntor nën mbikëqyrje gjyqësore. Ai tani jeton sërish në shtëpinë e tij 5 milionë paund me bashkëshorten Carla Bruni dhe duhet të mbajë një byzylyk elektronik. Megjithatë, ai ende nuk ia ka hedhur: nëse humbet apelin në mars, mund të kthehet sërish në La Santé.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com