Kryeministri Edi Rama është i ftuar sot në Samitin e Euronews 2026, në Bruksel, ku do të flasë për të ardhmen e turizmit, investimet dhe potencialin e Shqipërisë.

Gjatë intervistës me gazetaren, Rama nuk i ka kursyer batutat.

Rama: “Jemi hapur si vend, sepse njerëzit po shikojnë se ku janë mundësitë. Shqipëria ka kushtet për të punuar me investues të mëdhenj, në mënyrë serioze dhe profesionale.”

Gazetarja: “Po pse të kanë qejf, mendon?”

Rama: “Pse, ty nuk të pëlqej?”

Gazetarja: “Po nuk ka rëndësi për këtë bisedë nëse më pëlqen apo jo.”

Rama: “Po ka shumë rëndësi, sepse nëse më pëlqen, e kupton pse më pëlqejnë ata. Dhe nëse ti nuk më pëlqen, duhet të të shpjegoj se përse duhet të më pëlqesh… Se bëj shaka. Nuk është se më pëlqejnë mua, por Shqipëria është shumë e bukur për të mos u pëlqyer.”

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume