Ukraina goditi të dielën me dronë një termocentral të madh në rajonin e Moskës, duke shkaktuar një zjarr dhe duke detyruar ndezjen e energjisë rezervë dhe vendosjen e njësive të lëvizshme të ngrohjes, tha guvernatori i rajonit të Moskës.

Dronët ukrainas goditën të dielën termocentralin Shatura, rreth 120 km në lindje të Kremlinit, tha guvernatori i rajonit të Moskës, Andrei Vorobyov, shkruan Reuters.

“Disa nga dronët u shkatërruan nga forcat e mbrojtjes ajrore. Disa prej tyre ranë në territorin e stacionit. Një zjarr shpërtheu në objekt. Tani është lokalizuar”, tha Vorobyov.

Tre transformatorë në termocentral, secili me një sipërfaqe prej rreth 65 metrash katrorë, u përfshinë nga flakët, sipas gazetës Kommersant, e cila citoi ministrinë e emergjencave.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume