Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e së dielës në Tiranë. Burime zyrtare të policisë thanë se një 40 vjecar ka mbetur i plagosur ndërsa ndodhet jë spital jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Tiranë/Informacion paraprak.

Rreth orës 22:20, është paraqitur në spital shtetasi M. J, rreth 40 vjeç, i plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri, në rrugën “Ramadan Citaku”, në Institut.

Shtetasi M. J, aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe punohet për identifikimin e kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume