Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) njofton se mëngjesin e sotëm në vend u matën temperatura minimale të ulëta, që varionin nga -2 deri në 7 gradë.
Temperatura më e ulët është matur në Berovë -2°C, ndërsa në Strumicë dhe Kriva Pallankë, temperaturat e mëngjesit arritën 1°C.
Në Shkup-Petrovec, Veles, Tetovë dhe Manastir u matën 2°C, dhe 3°C në Shkup-Zajçev Rid, Ohër dhe Prilep.
Në Gjevgjeli, Shtip, Kavadar dhe Mavrovë temperatura minimale e mëngjesit ishte 4°C, në Demir Kapi 5°C, ndërsa më e larta 7°C u regjistrua në Vinicë.
Mgid