Skandal me rezervat shtetërore: 2.000 ton drithëra të zhdukura, 5 ish-zyrtarë të arrestuar për abuzim me detyrën
Plot 1.500 tonë grurë merkantil dhe 500 tonë elb janë hedhur nga rezervat shtetërore në vitet 2021 dhe 2022, duke shkaktuar një dëm prej 780.000 euro në buxhetin e shtetit. Për këtë vepër, Departamenti për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë në kuadër të Byrosë për Siguri Publike pranë MPB-së dyshon pesë funksionarë ose të punësuar shtetërorë gjatë viteve 2021 dhe 2022.
Sot, Departamenti për Ndjekjen e Krimit të Organizuar në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike – Shkup a kryer bastisje, duke kërkuar prova kundër pesë të dyshuarve. Bëhet fjalë për punonjës në Agjencinë për Rezerva Shtetërore, Agro Bursë, dhe Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
MPB i dyshon këta persona për abuzime të kryera gjatë periudhës 2021-2022, në funksionet që kanë ushtruar atëherë:
1. Nimetula Ramadani – për “Keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”. Udhëheqës në Agjencinë për Rezerva Shtetërore – Shkup.
2. Resi Abdurahmani – për “Keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”. Drejtor i Agjencisë për Rezerva Shtetërore – Shkup.
3. Toni Kanturski – për “Keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”. Udhëheqës në Agjencinë për Rezerva Shtetërore – Shkup.
4. Trajan Dimkovski – për “Keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”. Zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
5. Mile Peshevski – për “Keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”. Ekspert vlerësues në Byro për Vlerësim në fushën e bujqësisë.