Pasi në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale nuk u arrit cenzusi dhe dështuan zgjedhjet lokale në Gostivar, Vrapçishtë, Mavrovë Rostushë dhe Qendër Zhupë, Qeveria sot ka emëruar të besueshmit e sajë në komunat në fjalë.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria ka vendosur që postin e të besueshmit në Gostivar ta emërtojë Fadil Xhelilin, ndërkaq për në Komunën e Vrapçishtit Qeveria ka vendosur që të emërtojë të besueshëm të sajë, Bujamin Kadriun.

Zgjedhjet e përsëritura në Komunat në të cilat nuk u arrit censusi janë nënshkruar nga ana e kryeparlamentarit Afrim Gashi dhe të njejtat do të mbahen më 11 janar.

Kujtojmë, në zgjedhjet e 11 janarit partitë do të kenë të drejtë të ndryshojnë edhe emrat e kandidatëve për kryetar komunash. Kësisoj, VLEN pritet të mos garoj me Memet Seferin në Vrapçishtë dhe Sebaedin Dautin në Gostivar.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume