Ndotja e ajrit në Shkup vazhdon të jetë një nga shqetësimet kryesore të qytetarëve. Ditët e fundit, niveli i lartë i ndotjes ka ndikuar negativisht ndaj shëndetin e banorëve.
Në një nga rrugët e Shkupit takuam një qytetar me maskë në fytyrë, që mezi merrte frymë teksa ishte ulur të pushonte pak. Tha se sot ishte i detyruar të dalë për disa punë të domosdoshme, megjithëse çdo frymëmarrje e thellë i shkakton djegie në fyt.
“Ndotja, veçanërisht në Shkup, është e jashtëzakonshme, jo vetëm unë…unë jam tashmë një burrë i moshuar dhe vuaj nga HOBB e cila shkaktohet nga ajri i keq ambiental në këtë qytet, presim që të fryjë era ose të bjerë shi ose që bora ta pastrojë dhe kaq”, tha njw qytetar.
“Ndihem sikur kam shtypje në fyt, sikur po më mbyt fyti këto dy ose tre ditë në veçanti. Çdo vit ndotet gjithnjë e më shumë. Nuk janë drutë për ngrohje që ndotin, nuk do të pajtohesha që drutë ndotin qytetin, por më shumë nga papastërtia, nga shumë makina, nga ato gazra që nxirren çdo ditë, ka shumë makina në qytet, mendoj se kjo është ajo që shkakton ndotjen”, u shpreh njw qytetar.
Disa qytetarë të tjerë vlerësojnë se situata nuk do të përmirësohet vetvetiu. Sipas tyre, nevojitet qasje e qëndrueshme dhe zbatim masash të bazuara në të dhëna shkencore, jo vetëm aktivitete të shpërndara online.
“Ky projekt duhet të ngrihet sistematikisht bazuar në metoda shkencore deterministe që do ta trajtojnë këtë problem, të gjitha aktivitetet e tjera janë aktivitete online”, theksoi njw qytetar.
Ndërkohë, shpresa për pastrim të ajrit mbetet te ndryshimi i motit. Reshjet dhe erërat që priten ditëve në vijim mund të sjellin një pastrim të përkohshëm të ajrit, por jo një zgjidhje afatgjatë.
“Presim të shohim mbi 25 litra për metër katror reshje brenda 24 orëve. Gjithashtu të enjten do të kemi reshje më të bollshme, por ato do të jenë më të përhapura në pjesët lindore të vendit. Nga e enjtja do të kemi një masë ajri më të ftohtë që zbret nga veriu ku temperaturat ditore do të ulen me 4 deri në 5 gradë dhe në male reshjet do të jenë nga bora, në malet më të larta mendohet. Ky lloj moti do të zgjasë deri të shtunën dhe të shtunën do të ketë reshje lokale mjaft të lehta, megjithatë, do të jetë ende mot i ndryshueshëm dhe presim stabilizim”, theksoi Lençe Rizova, sinoptike.
Sipas matjeve të fundit nga stacionet monitoruese, sot ndotja e ajrit në Shkup ka rezultuar mesatarisht e lartë, posaçërisht në Qendër të Shkupit, Lisiçe dhe Karposh. Ndotje më e lartë është regjistruar në Kërçovë dhe Gjevgjeli.