Sektori për Punë të Brendshme Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër B.M. (47) dhe B.M. (49), të dy banorë të fshatit Nerashtë, komuna e Tearcës, për shkak të bazave të dyshimit se kanë kryer veprën penale “dhunë”.

Sipas të dhënave të policisë, ngjarja ka ndodhur më 27.08.2025, në një rrugë lokale që çon drejt fshatit Jazhincë. Pas një grindjeje të mëparshme lidhur me një situatë trafiku, të dy të dyshuarit e kanë sulmuar fizikisht J.A. nga Jazhinca. Sulmi ka shkaktuar lëndime trupore dhe ka shkaktuar shqetësim publik në zonë.

Rasti është dokumentuar dhe materialet janë dorëzuar në Prokurorinë Publike për procedurë të mëtejshme. Organet e rendit theksojnë se konfliktet e tilla të shkaktuara nga mosmarrëveshje të momentit shpesh përshkallëzohen në dhunë, prandaj apelojnë për maturi dhe respektim të rregullave të qarkullimit dhe rendit publik.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com