Më 26.11.2025, rreth orës 17:20, Sektori për Punë të Brendshme Shkup ka pranuar një njoftim për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën “Dimitrie Çuposki” në Shkup. Në aksident është përfshirë një automjet pasagjerësh të tipit “Hyundai” me targa të Shkupit, i drejtuar nga B.M. (40), si dhe një këmbësor, O.D. (51), të dy nga Shkupi informon Tetovasot.
Sipas të dhënave fillestare, automjeti ka goditur këmbësorin, i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima është transportuar menjëherë në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë”, ku mjekët kanë konstatuar natyrën e rëndë të plagëve.
Një ekip hetimor i SPB Shkup ka dalë në vendngjarje, ku ka kryer këqyrjen e plotë dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Prokuroria dhe policia do të ndërmarrin masat e mëtejshme ligjore në bazë të gjetjeve.TS