Njësia për Punë të Brendshme Dibër ka ngritur kallëzim penal kundër K.M. (23) nga fshati Mogorcë i Dibrës, për shkak të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë në mënyrë të paturpshme” informon Tetovasot.
Sipas informacioneve të policisë, ngjarja ka ndodhur më 19.11.2025 në qytetin e Dibrës. I dyshuari ka vënë re një grua nga Dibra teksa ajo po tërhiqte para nga një bankomat. Në momentin kur ajo mori shumën e parave, ai iu afrua dhe ia rrëmbeu me forcë, duke u larguar me vrap nga vendngjarja.
Falë reagimit të shpejtë të policisë dhe informacioneve të siguruara në terren, i dyshuari është identifikuar menjëherë, është kapur dhe është ndaluar në stacionin policor. Paratë e marra janë siguruar si prova materiale.
Rasti është dokumentuar, ndërsa materialet janë dorëzuar në Prokurorinë Publike për procedurë të mëtejshme.TS