Atmosferë e zjarrtë sot në Tetovë, ku rreth 15 autobusë të mbushur me tifozët e flaktë të Shkëndijës, “Ballistët”, janë nisur drejt Prishtinës raporton Tetovasot. Ata do të jenë përkrah skuadrës së tyre në përballjen ndaj Ditës së Gjilanit në kuadër të Conference League.

Ndeshja do të zhvillohet sonte, duke nisur nga ora 21:00, dhe pritet të sjellë emocione të mëdha për të dyja krahët.

Sporti Sot ka siguruar pamje nga nisja e tifozëve në Tetovë, ndërsa lajmin e raporton Tetovasot.

Atmosfera ndër tifozët është entuziaste, me pritshmëri të larta për një rezultat pozitiv në Prishtinë.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com