Sulmet në Bregun Perëndimor/ Franca, Gjermania, Italia dhe Britania thirrje Izraelit: Ndaloni dhunën
Franca, Gjermania, Italia dhe Britania e Madhe kanë dënuar njëzëri sulmet në Bregun Perëndimor.
Gjithashtu i bënë thirrje Izraelit të respektojë ligjin ndërkombëtar dhe të mbrojë popullsinë e Bregut Perëndimor.
“Këto sulme duhet të ndalen. Sulmet mbjellin terror midis civilëve dhe minojnë përpjekjet që synojnë konsolidimin e paqes dhe garantimin e sigurisë së qëndrueshme të vetë Shtetit të Izraelit”, thuhej në deklaratën e përbashkët.
Gjithashtu i bëjnë thirrje Presidentit Izraelit Isaac Herzog, kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe zyrtarëve të tjerë të lartë politikë dhe ushtarakë që të ndalohen këto sulme.
Mgid