Më 27.11.2025, rreth orës 20:20, punonjës policorë nga Stacioni Policor i Gostivarit kanë privuar nga liria Z.Sh. (58) dhe Gj.Sh. (54), të dy nga Gostivari, pasi janë denoncuar për dhunë në familje.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Banjeshnica” në Gostivar, ku Gj.Sh. (34) ka raportuar në polici se rreth orës 20:00, në shtëpinë e tyre të përbashkët familjare, të dy të dyshuarit kishin sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, S.Sh. (22).

Sipas denoncimit, situata është përshkallëzuar edhe më tej, kur Z.Sh. ka tentuar të sulmojë denoncuesin dhe persona të tjerë të pranishëm me një send të mprehtë, duke u adresuar gjithashtu edhe kërcënime serioze.

Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka arrestuar të dy personat e dyshuar. Të gjitha veprimet procedurale janë dokumentuar, dhe pas përfundimit të hetimeve pritet të ngrihet parashtresa penale përkatëse.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com