Kryeministri Hristijan Mickoski sot realizoi takim me ministren suedeze për Çështje Evropiane, Jesica Rozenkranc.

Temë bisede në mes tyre ishte bashkëpunimi midis vendeve si dhe forcimi i kapaciteteve institucionale.

“Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve, me një fokus të veçantë në integrimin evropian, proceset gjithëpërfshirëse të reformave dhe forcimin e kapaciteteve institucionale”, publikoi kryeministri në Facebook.

Takimi. siç u tha nga kryeministri, përfaqëson një nxitje të fortë për promovimin e mëtejshëm të partneritetit dhe iniciativave të përbashkëta në frymën e vlerave evropiane.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume