Ish-deputetja Monika Kryemadhi është parë pranë pjesëmarrësve në ceremoninë mortore të këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi.

Homazhet nisën paraditen e së dielës në Pallatin e Kulturës në Tetovë, ndërsa ceremonia e varrimit u zhvillua më pas në varrezat e qytetit.

Të pranishëm ishin familjarë, kolegë, miq dhe figura të njohura nga arti e muzika.

I njëjti vdiq të mërkurën nga sulmi në zemër, ndërkohë që ndodhej me familjen në Itali.

Fansat dhe kolegët e tij kanë ndarë kujtime nga më të ndryshmet, duke e mbajtur gjallë në zemrat e tyre talentin dhe personalitetin e Kasapit, i cili do të mbahet mend si një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume