Nga një perspektivë politike, ligjore dhe diplomatike, si shpjegohet procesi i anëtarësimit të një vendi në BE, nga shprehja e ambicies deri te anëtarësimi përfundimtar
Ejup Berisha
Gjithçka fillon me ambicien politike të një shteti për t’u bërë pjesë e
Bashkimit Evropian. Kjo ambicie shndërrohet më pas në një kërkesë
zyrtare për anëtarësim. “Kërkesa formale për anëtarësim në Bashkimin
Evropian” është akti me të cilin një shtet i shpreh zyrtarisht vullnetin dhe
ambicien e tij për t’u bërë anëtar i BE-së, duke paraqitur kërkesën pranë
Këshillit të Bashkimit Evropian dhe duke e deklaruar gatishmërinë për të
përmbushur kriteret politike, juridike dhe ekonomike të anëtarësimit, si
dhe për të përafruar legjislacionin dhe politikat e tij me acqui-në e
Bashkimit Evropian. Institucionet e BE-së e shqyrtojnë kërkesën e
shtetit dhe vlerësojnë nëse ai i përmbush standardet politike, juridike dhe
ekonomike të kërkuara. Nëse vlerësimi është pozitiv, shteti merr statusin
e kandidatit dhe, kur plotësohen kushtet e nevojshme, hapen negociatat e
anëtarësimit.
Shteti kandidat dhe nevoja për harmonizimin e ligjvënies së
brendshme me atë të BE-së, process ky i njohur si acquis
communitaire
Gjatë bisedimeve, shteti duhet të përafrojë legjislacionin, institucionet
dhe praktikat e tij me rregullat dhe standardet e Bashkimit Evropian.
Paralelisht zhvillohet një proces intensiv diplomatik ndërmjet shtetit
kandidat, Komisionit Evropian dhe shteteve anëtare.
Shpjegim i procesit te hapjes se kapitujve klastereve per antarsim
ne BE
Hapja e kapitujve-klasterëve në negociatat për anëtarësim në BE
zhvillohet kështu:
Screeningu. Komisioni Evropian shqyrton, së bashku me shtetin
kandidat, përputhjen e legjislacionit dhe institucioneve me acquisin e
BE-së. Raporti i screeningut. Komisioni e vlerëson nivelin e përgatitjes
dhe mund të propozojë opening benchmarks (kushte që duhet të
plotësohen para hapjes së klasterit).
Pozicioni bisedues-Shteti kandidat paraqet pozicionin e tij, ndërsa BE-ja
e miraton pozicionin e përbashkët të BE-së. Vendimi për hapje.Këshilli i
BE-së vendos nëse klasteri hapet, për përcaktimin e kushteve të hapjes
kërkohet njëzëshmëri e shteteve anëtare. Klasteri hapet si tërësi, por më
pas kapitujt trajtohen veçmas dhe për secilin përcaktohen kushtet për
mbylljen e përkohshme. Mbyllja. Kur shteti kandidat i përmbush
kërkesat dhe pikat e referimit përmbyllës, kapitujt mund të mbyllen
përkohësisht. Klasteri 1 –hapet i pari dhe mbyllet i fundit, progresi në të
ndikon në ritmin e gjithë negociatave. Kur reformat dhe detyrimet janë
përmbushur dhe negociatat mbyllen, përgatitet dhe nënshkruhet Traktati
i Anëtarësimit. Traktati i Anëtarësimit në Bashkimin Evropian është akt
juridik ndërkombëtar që i përcakton kushtet dhe mënyrën se si një shtet
kandidat bëhet anëtar i plotë i BE-së. Në thelb, ai e përmban. Pranimin e
shtetit të ri si anëtar, e përcakton datën sipas të cilit shteti bëhet anëtar i
BE-së,kushtet e anëtarësimit, detyrimet që shteti duhet ti përmbushë dhe
të respektojë si anëtar i BE-së, përshtatjen e traktateve të BE-së,
ndryshimet teknike dhe juridike që bëhen në traktatet themeluese për të
përfshirë shtetin e ri. Të drejtat dhe detyrimet e shtetit të ri, përfshirë
pjesëmarrjen në institucionet dhe proceset vendimmarrëse të BE-së.
Përfaqësimi institucional e përcakton numrin dhe mënyrën e
përfaqësimit të shtetit në institucionet e BE-së si Parlamenti Evropian,
Këshilli i BE-së dhe institucionet e tjera.
Përshtatjet financiare dhe buxhetore, kontributet e shtetit në buxhetin e
BE-së dhe të drejtat për të përfituar nga fondet dhe politikat e BE-së.
Masat kalimtare periudhat e përkohshme gjatë të cilave mund të
zbatohen rregulla të veçanta për sektorë të caktuar. Detyrimin për
zbatimin e acquis communautaire shteti i ri e pranon dhe e zbaton të
drejtën e BE-së, institucionet, politikat dhe rregullat e saj. Dispozitat për
ratifikimin. Ky duhet të miratohet dhe ratifikohet sipas procedurave
përkatëse. Traktati duhet të ratifikohet sipas procedurave kushtetuese të
shtetit kandidat dhe të shteteve anëtare, dhe sipas kërkesave të BE-së.
Vetëm pas përfundimit të këtij procesi dhe hyrjes në fuqi të traktatit,
shteti bëhet anëtar i plotë i Bashkimit Evropian.