Partia Demokratike Shqiptare informon opinionin se procesi i riorganizimit po vazhdon me mbështetje të jashtëzakonshme nga qytetarët. Sot, një numër i madh tetovarësh – nga profile të ndryshme, të rinj e të moshuar – iu bashkuan PDSH-së, duke forcuar ndjeshëm energjinë e ringritjes së partisë.

Në këtë takim, koordinatori për riorganizimin, z. Imer Aliu, uroi mirëseardhjen për anëtarët e rinj në PDSH dhe theksoi se shqiptarët për çdo ditë po distancohen nga strukturat politike të kontrolluara nga qendra jo shqiptare, të cilat për vite e kanë penguar zhvillimin, përfaqësimin dhe dinjitetin politik të shqiptarëve në vend, dhe i bashkohen Partisë Demokratike Shqiptare.

Partia Demokratike Shqiptare falënderon të gjithë qytetarët që po i bashkohen këtij procesi dhe siguron se riorganizimi do të vazhdojë me vendosmëri në të gjitha komunat pa përjashtim.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume