Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti përmes një postimi nga ndarë lajmin se këshilli i komunës së Çairit në mbledhjen e jashtzakonshme ka shpallur ditë zie 1 dhjetorin me rastin e ndarsjes nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi, shkruan Top24
Po ashtu nën organizimin e komunës së Çairit do të mbahet edhe një mbledhje komemorative sidhe do të hapet libri zizë i cili do të jetë i hapir deri të premten.
Komuna e Çairit shpall ditë zie për ndarjen nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi
Sot, në mbledhjen e 4-të të jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Çairit, u miratua vendimi për shpalljen dite zie të ditës së hënë, dt. 1 dhjetor 2025, në territorin e komunës sonë. Ky vendim pasqyron pikëllimin dhe respektin e thellë të komunitetit tonë për humbjen e papritur të këngëtarit Shpat Kasapi, një artist i dashur që la gjurmë të veçanta në skenën muzikore shqiptare.
Të martën, më 2 dhjetor 2025, në ora 13:00, në Teatrin Shqiptar në Shkup dmorganizohet mbledhje komemorative, ku së bashku me qytetarët, miqtë dhe artdashësit do të shprehim nderimin për veprën dhe kontributin e tij. Po ashtu, libri i ngushëllimeve do të jetë i hapur nga e marta deri të premten, në teater, për t’u mundësuar të gjithëve të lënë mesazhin e tyre të ngushëllimit.
Vendimi për ditën e zisë hyn në fuqi ditën e publikimit në Fletën Zyrtare të Komunës së Çairit.
