Më 1 dhjetor 2025, në orën 06:10, në SPB Tetovë është raportuar për një zjarr që ka përfshirë një shtëpi në rrugën “Ivo Ribar Lola” në Tetovë, pronë e I.A. (69) nga Tetova.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka persona të lënduar. Njësia Territoriale e Zjarrfikësve Tetovë ka ndërhyrë menjëherë dhe ka arritur ta lokalizojë dhe shuajë zjarrin.
Ekipet e SPB Tetovë kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes për të përcaktuar shkakun e zjarrit, ndërsa procedurat e mëtejshme po vazhdojnë.
Mgid