Gjenerata U15 e drejtuar nga trajneri i njohur Ibraim Luma ka zhvilluar sot në Tetovë një ndeshje mjaft cilësore kundër skuadrës Cool U15. Përballja ishte superiore nga të dyja anët, me shumë raste shënimi dhe ritëm të lartë loje, por megjithatë u mbyll pa gola (0:0) informon Tetovasot.
Sipas vlerësimeve, kjo ishte njëra ndër ndeshjet më të mira dhe më të forta të këtij gjysmë sezoni, ku të dyja skuadrat treguan nivel të lartë teknik dhe disiplinë taktike. Ndeshja ishte edhe përballja e parafundit e gjysmë sezonit, ndërsa të dy ekipet që u ndeshën sot renditen në kreun e tabelës së bashku me Shkupin dhe Vardarin.
Trajneri Ibraim Luma, pas ndeshjes, deklaroi:
“Ishte një lojë shumë e fortë dhe e bukur. Të dyja skuadrat treguan cilësi dhe karakter. Jam i kënaqur me paraqitjen e djemve – dhanë maksimumin dhe treguan se pse jemi në vendet e para në tabelë.”
Tifozët e pranishëm në stadium panë një ndeshje të vërtetë kampionësh, e cila premton rivalitet edhe më të madh në ndeshjen e fundit të këtij gjysmë sezoni.TS