Komuna e Prishtinës ka njoftuar se Ministria e Financave ende nuk i ka bartur mjetet financiare, dhe në këtë mënyrë ende nuk është bërë alokimi i pagave për transportuesit publikë dhe ata privatë.

Në momentin që do të mjetet alokohen në buxhetin e Komunës së Prishtinës, institucioni tha se do të njoftohen përmes kanaleve zyrtare të komunikimit, transmeton Klankosova.tv.

“Ju njoftojmë se më 27 nëntor 2025, Asambleja Komunale e Prishtinës ka miratuar vendimin për bartjen e mjeteve buxhetore nga viti 2024. Megjithatë, deri sot, më 02 dhjetor 2025, mjetet financiare ende nuk janë bartur nga Ministria e Financave në buxhetin e Komuna e Prishtinës”.

“Në momentin që mjetet alokohen në buxhetin e Komunës së Prishtinës, qytetarët do të informohen menjëherë përmes kanaleve zyrtare të komunikimit”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, nga “Trafiku Urban” kanë bërë të ditur se rikthimi në punë varet vetëm nga alokimi i borxheve të papaguara.

Protestat e tyre filluan më 24 tetor, ndërsa ka kaluar mbi një javë që gjendja vijon të mbetet e njëjtë.

Elmi Gashi, përfaqësues i punëtorëve të Trafikut Urban, bëri të ditur për Klankosova.tv, se protesta do të vazhdojë edhe sot nga ora 10:00

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com