Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penal kundër Z.T. dhe K.D., të dy me autorizime policore në Stacionin Policor të Koçanit, njoftojnë autoritetet kompetente.
Kallëzimi penal është dorëzuar në Prokurorinë Themelore Publike kompetente për Ndjekjen Penale të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit – Njësinë e specializuar për hetimin e veprave të kryera nga zyrtarë policorë dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve.
Sipas njoftimit, dy të dyshuarit akuzohen për veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës” sipas nenit 143 të Kodit Penal.
Më 07.09.2025, gjatë intervenimit lidhur me një denoncim për muzikë të zhurmshme, ata kanë hyrë në oborrin e personit të raportuar dhe, pa u plotësuar kushtet ligjore për përdorimin e mjeteve të detyrimit, kanë ushtruar forcë fizike në mënyrë të paautorizuar, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Departamenti i Kontrollit të Brendshëm ka paralajmëruar se për të dy zyrtarët do të iniciohet procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore, ndërsa do t’u shqiptohet edhe masa e pezullimit nga puna deri në përfundim të procedurës.TS